



Në kuadër të strategjisë së Kolegjit Pjetër Budi për krijimin e shkathësive të buta tek studentët, në ambientet e Kolegjit u mbajtë trajnimi “Menaxhimi i Projekteve” Në fund të trajnimit u shpërndan Certifikata për studentët pjesmarrës.

Kolegji “Pjeter Budi”, perfaqesuar nga u.d. Rektori i Kolegjit, Prof. Sabri Klaiqi, nenshkruan marreveshje bashkepunimi me Universitetin e Agrikultures – Plovdiv, Bulgaria. Permes kesaj marreveshje synohet te rritet bashkepunimi ne fushen e hulumtimit, publikimit, organizimin e praktikave per studentet, organizimin e konferencave, shkembimin e stafit dhe studenteve etj.

Prorektorja për mësim, hulumtim dhe zhvillim akademik, Prof. Luljeta Aliu Mulaj, vizitoi Universitetin Cote d’Azur në Nice, Francë. Prej nga do të sjellë metodat më të reja të kërkimit, të cilat do t’i prezantohen pjesës tjetër të stafit akademik të Kolegjit “Pjeter Budi”.

Më 13 Prill, stafi i Kolegjit “Pjeter Budi” mori pjesë në Seminarin për Metodologji dhe Kriteret e Publikimit në SCOPUS dhe WoS Platform. Prezantues kryesor ne seminar ishte z. Krzysztof Szymanski, Zyrtar i inteligjencës kërkimore, Elsevier BV. Punëtoritë e brendshme do të organizohen nga Kolegji për të shpërndarë më tej informacionin me stafin e brendshëm akademik.

I nderuar staf akademik i Kolegjit “Pjetër Budi”, Ftoheni që të merrni pjesë në trajnim një ditor që organizohet për stafin akademik të Kolegjit “Pjetër Budi”. Trajnimi mbahet më datë 16 Shkurt, 2022 në Kolegjin “Pjetër Budi” duke filluar nga ora 14:00. Për më tepër informata, ju lutem referohuni në agjendën e bashkangjitur.

Të nderuar studentë dhe të diplomuar, Ftoheni që të merrni pjesë në trajnim një ditor që organizohet në Kolegjin “Pjetër Budi”. Gjithashtu, ju informojmë që ju do të pajiseni me certifikata të trajnimit. Trajnimi mbahet më datë 24 Shkurt, 2022 duke filluar nga ora 16:00. Për më tepër informata, ju lutem referohuni në agjendën e bashkangjitur.

Themeluesi i Kolegjit “Pjetër Budi” z. Besim Ajeti dhe Prorektorja për Mësim, Hulumtim dhe Zhvillim Akademik znj. Luljeta Aliu Mulaj, morën pjesë në Ceremoninë Kombëtare të Ndarjes së Granteve, si përfitues të projektit të Fondit Rajonal Sfidues (Regional Challenge Fund). Ky fond është një iniciativë e ndërmarrë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe financuar nga Ministria Federale Gjermane për…

Më datë 23 Shtator, 2021 Kolegji “Pjeter Budi” në bashkepunim me Institutin për Kerkime Shkencore në Ulqin, mbajti Konference Shkencore Nderkombëtare në formë virtuale në temën e “Biznesit dhe Informatikes”. Konferencën e udhëhoqi Prorektorja për Hulumtim, Mësim dhe Zhvillim Akademik Prof. Luljeta Aliu Mulaj, ndërsa në panel ishin profesorë nga dy institucionet: – Prof. Dr. Artan Haziri – Rektor në…