ZYRA E FINANCAVE
ZYRA E FINANCAVE ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR:
- Përgatitë dhe menaxhon zbatimin e buxhetit vjetor të Kolegjit
- Përcjellë dhe përpilon raporte për Bordin, Rektorin, dhe Prorektorin për buxhet në lidhje me të hyrat dhe shpenzimet e Kolegjit, etj.
- Fut të dhënat e të ardhurave dhe shpenzimeve në sistemin e kompjuterizuar të buxhetit. Zhvillon përmirësime në operacionet, procedurat, politikat dhe metodat buxhetore. Analizon, interpreton, hulumton dhe përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me raportet financiare, buxhetet mujore etj
- Merret drejtpërdrejt në përditshmëri me studentët në lidhje me statusin e llogarive të tyre
- Asiston në realizimin me kohë të kontabilitetit në bazë të afateve ligjore për muajin dhe vitin
- Sigurohet që libri kryesor i blerjes dhe ai i shitjes të është i azhurnuar me të dhëna të sakta nga dokumentet burimore (p.sh. bankat,fatura, deklaratat etj)
- Menaxhon dhe kontrollon llogarite bankare të kolegjit në baza ditore
- Shkarkon pasqyrat bankare mujore dhe vjetor per nevoja te kontabilitetit
- Kontrollon rrjedhjen e parase, treansferet/deponimet dhe kujdeset që çdo hyrje e parase të jete mbrenda ligjeve në fuqi
- Nën direktivat e Prorektorit për buxhet, siguron mbledhjen dhe shpërndarjen në kohë të parave brenda (pagesat e puntorëve) dhe jashtë Kolegjit (obligimet ndaj sherbimeve).
- Kujdeset për të kontaktuar furnitorët e mallrave dhe shërbimeve në lidhje me çmimet, porositë, dërgesat,mospërputhjet e çmimeve dhe transferet e pagesave para datave të skadimit
- Kujdeset dhe sigurohet që kërkesat e shpenzimeve të stafit zyrave të përmbushen dhe të jene gjithmonë mbrenda udhëzuesit dhe kufijve buxhetor, koordinon shpërndarjen e materialeve, siguron përpunimin e duhur
- Bënë mirëmbajtjen rutinë të sistemit financiar në lidhje me sigurinë, mbrojtjen e të dhënave, ruajtjen e konfidencialitetin dhe informacionit të marrë gjatë kryerjes së punës
- Merret dhe me detyra të tjera financiare që mund të kërkohen nga menaxhmenti I Kolegjit.