MISIONI DHE VIZIONI

Misioni i Kolegjit “PJETËR BUDI” është të përgatisë në mënyrë adekuate burimet njerëzore me profile specifike shkencore dhe profesionale në përputhje me nevojat lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të tregut të punës, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe më gjerë.

Vizioni i Kolegjit “Pjetër Budi” është: Të gjenerojë, ruaj dhe transmetojë njohuri duke kontribuar në krijimin e mirëqenies sociale, ekonomike dhe kulturore të Kosovës.

Kolegji “Pjetër Budi” si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, çdo ditë angazhohet fuqimisht në arritjen e objektivave të mëposhtëm:

  • Reforma të vazhdueshme në lidhje me kurrikulën, metodologjinë e mësimdhënies, përdorimin e literaturës bashkëkohore për të çuar përpara aktivitetet mësimore në studimet Bachelor dhe Master;
  • Të bëhet institucion referues i arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë, me numër modest të studentëve dhe shkallë të lartë të punësimit të të diplomuarve të saj,
  • Ndërmarrja e reformave adekuate dhe të nevojshme për të mundësuar që Kolegji të integrohet në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (sipas procesit të Bolonjës) dhe në Zonën Evropiane të Kërkimit;
  • Transformimi i Kolegjit “Pjetër Budi” në një qendër kryesore të dijes, mendimit dhe edukimit në fushën e ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare në Kosovë dhe rajon.