FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM

Të nderuar studentë dhe të diplomuar, 

Ftoheni që të merrni pjesë në trajnim një ditor që organizohet në Kolegjin “Pjetër Budi”. Gjithashtu, ju informojmë që ju do të pajiseni me çertifikata të trajnimit. 

Trajnimi mbahet më datë 18 Prill 2023 duke filluar nga ora 17:00. Për më tepër informata, ju lutem referohuni në agjendën e bashkangjitur.


TAKIMI I ALUMNIT ME KOLEGJIN “PJETËR BUDI”

Shumë ide për bashkëpunim të mëtejshëm u diskutuan në konventën vjetore të diplomuar të Alumni të Kolegjit “Pjetër Budi”. Ata nga njëra anë dhe “Pjetër Budi” nga ana tjetër kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vepruar së bashku në funksion të zhvillimit të ndërsjellë.

Dekani i Kolegjit “Pjetër Budi”, prof. dr. Hashim Rexhepi, u tha ish-studentëve se ky institucion do të jetë gjithmonë pranë tyre, në mënyrë që t’i mbështesë në çdo formë. Ndërkohë, studentët shprehën mirënjohjen e tyre për takimin dhe prezantuan sukseset e punës së tyre, por edhe sfidat.

Leonora Kusari, menaxhere e departamentit të konsulencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dha një prezantim, gjatë të cilit foli për mundësitë që ky institucion u ofron bizneseve ekzistuese, por edhe për krijimin e bizneseve të reja. Ish-studentët shprehën gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë nisma të përbashkëta.


Trajnim mbi Aftësitë e Buta të mbajtur në Kolegjin “Pjeter Budi”

Kolegji “Pjeter Budi” ka organizuar trajnim një ditor mbi shkathtësitë e buta për studentët aktual të Kolegjit dhe për grupin “Pjeter Budi’s Alumni”.Studentët tane patën rastin të mësojnë nga dy profesionistë si Bajram Fusha e Luljeta Aliu, për motivimin në karrierë, shkathtësitë e prezentimit dhe për profesionet e së ardhmës.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata. Kolegji do të organizoj në vazhdimësi trajnime që ndihmojnë aftësimin profesional të studentve, dhe për këtë do të informoheni me kohë!

REPORTS
Report 2010
Report 2011
Report 2012
Report 2013
Report 2014-2016
Report 2017
Report 2017-2020