ZYRA PËR SHËRBIMIN E STUDENTËVE DHE ZHVILLIMIN E KARRIERËS
Zyra e sherbimit të studentëve dhe zhvillim të karrierës kujdeset per efikasitetin e sherbimeve studentore, ashtu qe:
- Ne bashkepunim me Prorektorin për mësim percakton orarin e ligjeratave, ushtrimeve, konsultimeve, kollokuiumeve dhe provimeve per studentë
- Organizon punet ne mes te administrates dhe stafit akademik te Kolegjit lidhur me procesin mesimor
- Kujdeset per protokollin e adiministrates
- Mbikqyre dhe jep pergjegjesi per punen e zyrtareve administrativ
- Siguron që komunikimi ne mes te sherbimit administrativ dhe studenteve t’i pergjigjet etikes njerezore dhe profesionale
- Ndihmon në lokalizimin e kërkimit shkencor dhe të temave për mbrojtjen e diplomave nga mjedisi i biznesit, në mënyrë që të krijojë kontakte midis këtyre dy sferave (arsimit dhe industrisë)
- Zhvillon kontakte të ngushta me komunitetin e biznesit, duke ndjekur zhvillimet e fundit në tregun e punës dhe zhvilluar programet e kurrikulave në referim të fushave të ndryshme të studimit
- Mbledh informacion për studentët e diplomuar-Alumni
- Mbledh informacion për të gjetur mënyra efikase që studentët të nisin një karrierë në profesionin e tyre
- Organizon trajnime për hartimin e CV-ve profesionale dhe letrave motivuese, të cilat pasqyrojnë aftësitë dhe eksperiencën e studentit
- Ofron këshilla profesionale për të realizuar intervista të suksesshme
- Ofron mundësinë e njohjes së pozitave të lira të punës, të cilat janë në disponim për studentët.
- Ben regjistrimin e studenteve te pranuar per çdo vit akademik
- Regjistron dhe perditeson te dhenat e studenteve te Kolegjit ne programin – bazen e te dhenave
- Verifikon dosjet e studenteve te cilet i nenshtrohen procedurave te diplomimit
- Pajis studentet me dokumente dhe certifikata te nevojshme sipas kerkesave te studenteve si dhe i leshon te njejtat me rastin e diplomimit te tyre
- Protokollon dhe arkivon rezultatet e afateve te provimeve
- Kryen pune te tjera tekniko-administrative varesisht kerkesave te menaxhmentit.