Të nderuar vizitorë të ueb faqes së Kolegjit ‘’Pjetër Budi’’

Të dashur studentë,

Të nderuar staf akademik, administrativ,

Ky vit i ri akademik 2022/23, po duket të jetë vit shpresues që pandemia Covid 19, po shkon ka endemia 2022, andaj shpresojmë  dhe jemi shumë optimist që këtë vit të ri akademik të fillojmë plotësisht me normalitet.

Dr.sc. Sabri Klaiqi  

Kolegji Pjetër Budi me datë 19.07.2021 është akredituar në nivel institucional për periudhën tre vjeçare (2021-2024). Kurse, tani jemi në proces të riakreditimit të programeve Doganë dhe Shpedicion Baçelor (BA) dhe Menaxhment Master(MA). Për të arritur objektivat dhe synimet e Kolegjit, padyshim se na duhet ndihma e secilit nga Ju, stafit akademik, menaxherial dhe atij administrativ ashtu që Kolegji ti plotësoj të gjitha rekomandimet e dhëna nga Agjencia e Kosovës për Akreditim(AKA).

Ne jemi Kolegji i vetëm me programe unike, jo vetëm në Kosovë por edhe në Rajon e më gjerë, ku si MISION, Kolegji Pjetër Budi ka përgatitjen e burimet njerëzore në mënyrë adekuate me profile specifike shkencore dhe profesionale në përputhje me nevojat lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të tregut të punës, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe më gjerë. Nga ana tjetër, VIZIONI i Kolegjit Pjetër Budi është: “Të gjenerojë, ruajë dhe transmetojë njohuri, duke kontribuar në krijimin e mirëqenies sociale, ekonomike dhe kulturore të shoqërisë kosovare”. Andaj Kolegji Pjetër Budi, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, në përditshmëri dhe kredibilitet të fuqishëm do të angazhohet në arritjen emisionit dhe vizionit, bazuar në Planin Strategjik 2021/2025.

Të dashur studentë, unë si ish student i Kolegjit Pjetër Budi, ju garantoj se Ju do të jeni në qendër të vëmendjes/shërbimit dhe do ta keni mbështetjen e pakushtëzuar të Kolegjit Pjetër Budi dhe pa dyshim edhe timin personal.

Sukseset e kolegjit janë suksese të të gjithë të punësuarve në Kolegjin “Pjetër Budi”!

Na prift e mbara në këtë rrugëtim të përbashkët!

U.D. Rektori

Dr.sc. Sabri Klaiqi

Kliko për ta shikuar – CV