Kolegji “Pjetër Budi” sot priti në takim përfaqësues nga Kosovo United States Alumni(KUSA), ku u njoftua në lidhje me Programin e granteve për mbështetjen e universiteteve për vitin akademik 2023/24.
Objektivat e kësaj thirrje për propozime(oferta) ishin:
- Përkrahja e aktiviteteve dhe iniciativave inovative të institucioneve të arsimit të lartë, për të përputhur kurrikulat e tyre me nevojat e tregut të punës,
- Përkrahja e aktiviteteve të lidhura me themelimin ose funksionalizimin e qendrave të kërkimit dhe zhvillimit akademik (R&D) të institucioneve të arsimit të lartë,
- Përkrahja e aktiviteteve të rrjetit të të diplomuarve dhe angazhimi me institucionet e arsimit të lartë (IAL).
Në këtë takim, Kolegji “Pjetër Budi” falenderoj përfaqësuesit e KUSA për bashkëpunimin e suksesshëm ndër vite, si dhe shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e këtyre programeve dhe iniciativave edhe në të ardhmen.