Kolegji Pjetër Budi

Kolegji “Pjetër Budi” merr pjesë në Konferencën e ogranizuar nga Regional Challenge Fund – Fondi i Sfidave Regjionale, pjesëmarrja e kolegjit në këtë konferencë është si përfituese në thirrjen e parë.

Fondi i Sfidave Rregjionale është një mekanizëm financimi i projektuar për të rritur aftësinë e punësimit të të rinjve dhe për të nxitur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ofron fonde për investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura të trajnimit bashkëpunues, të implementuara përmes partneriteteve midis institucioneve të trajnimit profesional dhe ndërmarrjeve.

Në raundin e parë dhe të dytë të aplikimeve u paraqitën më shumë se 300 Shprehje Interesi nga të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Procesi i përzgjedhjes rezultoi në miratimin e 63 projekteve për financim, duke alokuar rreth 27 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime për ofruesit e formimit profesional dhe ndërmarrjet partnere.

Kurse në thirrjen e tretë të kësaj konference, janë ndarë përvojat dhe mësimet të nxjerra nga thirrjet e mëparshme, dhe është inkurajuar shkëmbimi i ideve midis palëve të interesuara në arsimin dhe trajnimin profesional në rajon. Konferenca ka promovuar gjithashtu praktikat e mira që adresojnë sfidat e përbashkëta që hasen në rajon.

Pjesëmarrja e Kolegjit “Pjetër Budi” në këtë konferencë është një vlerësim i punës dhe kontributit në fushën e trajnimit profesional dhe promovimit të aftësive të të rinjve në tregun e punës.