Kolegji Pjetër Budi

Kolegji “Pjetër Budi” është krenar me të arriturat e ish-studentit tonë Z. Ejup Maqendoci dhe në të njëjtën kohë i urojmë shumë suksese në pozitën e re.

Rektori i Kolegjit, Prof. Ass. Dr. Sabri Klaiqi u shpreh i lumtur që kolegu i tij i studimeve Z. Ejup Maqedonci ka arritur një sukses të tillë.

“Kolegji “Pjetër Budi” dhe unë personalisht, ndihemi shumë me fat që kemi pas një student kaq të dalluar, i cili edhe gjatë karrierës së tij si ushtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së ka arritur majat e sukseseve akademike dhe profesionale. Ministrit Ejup Maqedonci i urojmë shëndet e punë të mbarë në avancimin dhe ndërkombëtarizimin e Ushtrisë së Kosovës” u shpreh ndër të tjera Rektori.