Kolegji Pjetër Budi

Kolegji “Pjetër Budi” në bashkëpunim me kompaninë “The Headhunter Karriera LLC” – Kosovë, ka kryer një hulumtim mbi ndikimin e mundshëm të liberalizimit të vizave në tregun e punës në Kosovë.

Qëllimi i këtij kërkimi ishte ndikimi potencial që liberalizimi i vizave mund të sjellë në tregun e punës në Kosovë.

Ky hulumtim ka përfshirë gjithsej 1433 pjesëmarrës, nga grupe të ndryshme moshash, profesionesh dhe rajone të ndyshme. Këto të dhëna ofruan informacione të rëndësishme, duke zbërthyer përceptimet, aspiratat dhe shqetësimet e pjesëmarrësve lidhur me liberalizimin e vizave në tregun e punës në Kosovë.

Disa nga gjetjet kryesore të këtij hulumtimi janë:

• Një shumicë e rëndësishme e të anketuarve (71%) raportuan të kishin të ardhura mujore mbi 800 Euro.

• Turizmi është arsyeja kryesore pse respondentët planifikojnë të udhëtojnë në vende të BE-së, pas liberalizimit të vizave.

• Rreth 34% e të anketuarve u shprehen se kanë qëllim të udhëtojnë në vende të BE-së brenda tre muajve të parë pas liberalizimit të vizave.

• 51% e pjesëmarrësve raportuan ndryshime jo të dukshme në mundësitë e punës që prej njoftimit për liberalizimin e vizave.

• Pavarësisht mundësisë për lëvizje më të lirë, 66% e respodentëve nuk kanë konsideruar mundësinë e kërkimit të punës jashtë Kosovës.

Të dhënat nga ky hulumtim mund të jenë shumë të rëndësishmë për politikat e brendshme si dhe në marrjen e vendimeve të ardhshme në lidhje me tregun e punës në Kosovë.

Shpresojmë që ky studim do të shërbejë si një burim i vlefshëm për institucionet qeveritare dhe bizneset e të gjitha madhësive. Ndërsa Kosova ka shënuar progres drejt integrimit në BE, është e rëndësishme të kuptojmë dhe të adaptohemi me ndryshimet e mundshme që mund të ketë tregu i punës.

Raporti i plotë:

https://pjeterbudi-edu.com/wp-content/uploads/2023/08/Ndikimi-i-liberalizimit-te-vizave-ne-tregun-e-punes-ne-Kosove-Studim-gjitheperfshires-2.pdf