Kolegji “Pjetër Budi” merr pjesë në konferencën e organizuar nga KUDO Digital Accounting Conference

Stafi i Kolegjit “Pjetër Budi” sot ka marrë pjesë në konferencën dyditore të organizuar nga KUDO Digital Accounting Conference.

Konferenca filloi me falënderimin për të gjithë pjesëmarrësit, nga Melita dhe Arben Ymeraga, themelues të KUDO Digital Accounting Conference.

Në sesionin e parë u diskutua tema “Navigimi suksesshëm: Këshilltarët financiarë si motor për suksesin e biznesit”, ku si folës kryesor pati Rasim Merlaku, sipërmarrës, dhe Lekë Musa, partner në Baker Tilly.

Në pjesën e tretë të konferencës u mbajt një diskutim në panel mbi temën: “Transformimi Digjital: bashkimi i forcave drejt inovacioneve të së nesërmes”.

Në këtë diskutim u diskutua rreth rolit dhe ndikimit të zhvillimeve digjitale.

Tom Menzies, menaxher i produkteve në grupin Intuit, foli për temën “Intuit Assistant – Asistenti juaj financiar i fuqizuar nga Gen-AI”.

Në lidhje me temën e zvogëlimit të rreziqeve dhe praktikat më të mira të mbrojtjes kibernetike në infrastrukturën e kontabilitetit, fjalën e mbajti Menaxheri i sigurisë në Raiffeisen Bank International AG, Arti Karahoda.

Sesionin përfundimtar për ditën e parë të konferencës e mbylli Gerhard Teli, Drejtor i Lartë Tatimor në Deloitte, me diskutimin e temës së transferimit të çmimit dhe dokumentimit, si dhe zgjedhjen e qasjes së duhur për biznesin tuaj

Për stafin e Kolegjit “Pjeter Budi” pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar rrjetet profesionale, për të marrë njohuri të reja dhe për të marrë frymëzim nga ekspertët e fushës.

Leave a comment