Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” vizituan Oden Ekonomike të Kosovës

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”, përkatësisht studentët e Programit Doganë dhe Shpedicion në kuadër të lëndës “E Drejta e Konkurrencës” me profesor Naser Gjinovci, realizuan një vizitë studimore në  Oden Ekonomike të Kosovës. Gjatë vizitës, studentët u njoftuan për punën dhe veprimtarinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm në vendin tonë i cili punon në promovimin e bizneseve vendore.

Krahas vizitës studimore për studentët u majtë një ligjërata nga znj. Olivera Ceni nga departamenti për Analiza Ekonomike dhe Politika në OEK. Fokusi i ligjëratës ishte roli i Doganës në konkurrencën ekonomike dhe tregtia ndërkombëtare si faktor i rritjes ekonomike të Kosovës. Studentët u përfshinë në debat dhe parashtruan disa pyetje për ligjëruesen.

Vizita studimore u realizua konform planeve mësimore të Kolegjit për implementimin e pjesës praktike të lëndës përkatëse. Studentët u ndanë të kënaqur nga vizita studimore, dhe e falënderuan profesor Gjinovcin për organizimin e kësaj vizite!

Kolegji “Pjetër Budi” e falënderon Oden Ekonomike të Kosovës për organizimin e vizitës studimore të studentëve.

Leave a comment