Kolegji “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga organizata ndërkombëtare e Cilësisë, Quality Assurance in Albania

Kolegji “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga organizata ndërkombëtare e Cilësisë, Quality Assurance in Albania me qendër në Strasburg, mbajtur më,11, 12, dhe 13 Qershor, në Universitetin Polis, në Tiranë.

Ky projekt është bashkë-financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian. Në këtë trajnim morën pjesë kolegje dhe universitete nga Gjenova, Parisi, Bukureshti, disa Institucione Private të Arsimit të Lartë nga Shqipëria si dhe Kolegji “Pjetër Budi”.
Kolegji “Pjetër Budi” në këtë trajnim ka marrë pjesë në cilësinë e trajnuesit ku ka prezantuar para një grupi të madh të kolegjeve dhe universiteteve metodat e përdoruara tash e sa vite në:
1. “Përshtatjen e Menaxhimit, stilit mësimdhënës dhe të nxënit, teknikat e aplikuara në ambiente të ndryshueshme”;
2. “Ofrimin e shërbimeve mbështetëse, rolin mbështetës dhe stafin administrativ”;
3. “Motivimim e studentëve, vetë reflektimin dhe angazhimin e tyre në procesin mësimor”.
Trajnimi është ndërlidhur me shërbimet E-learning, E-Service, Sitos, përmes të cilave stafi administrativ dhe ai akademik i Kolegjit “Pjetër Budi” është më i shpejtë në shërbimet e tij ndaj studentëve dhe më efektiv në përmbushjen e detyrave të tij. Prezantimi i Kolegjit “Pjetër Budi” u përcoll me interesim të madh nga pjesëmarrësit, duke dëshmuar se Kolegji “Pjetër Budi” viteve të fundit ka zhvilluar politika të sukseshme të menaxhimit prej të cilave mund të përfitojnë edhe kolegjet e universitetet e Shqipërisë dhe të rajonit.

Kolegji “PjetërBudi”, në këtë trajnim u përfaqësua nga Menaxheri i Përgjithshëm, z.Fitim Maçani dhe Profesori Nuhi Bllac

Leave a comment