Në Kolegjin “Pjetër Budi” u mbajt punëtoria për finalizimin e kurrikulës. Punëtoria filloi me trajnimin nga Prof.Dr. Gökçen Öğrük Maz nga Universiteti Wesleyan Texas, e cila theksoi se si detyrat e dizajnuara në mënyrë transparente mund të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë studentët për të arritur sukses.
Ajo gjithashtu theksoi se metodat e mësimdhënies dhe të mësimit transparente fokusohen në mënyrë të qartë në arsyen pse dhe si studentët po mësojnë përmbajtjen e kursit në mënyra të caktuara.
Punëtorinë udhëhoqi eksperti i jashtëm në fushën e arsimit të lartë, Prof.Asoc.Dr. But Dedaj, i cili dha sugjerime për hartimin e kurrikulës dhe lëndëve bazuar në standardet nga Agjensioni i Akreditimit dhe përvojave me të mira në Evropë dhe më gjërë.
Gjithashtu u diskutua edhe ngakesa e studentit e vlerësuar me ECTS kredi për secilën lëndë. Përvec kësaj, gjatë punëtorisë u diskutuan edhe zhvillimet më të fundit në fushën e Doganave dhe Shpedicionit.
Në takim moren pjesë përfaqësues nga Dogana, stafi akademik dhe përfaqësues të studentëve.
Me përfundimin e kësaj punëtorie u arrit edhe finalizimi i kurrikulës për vitet e ardhshme akademike në drejtimin Doganë dhe Shpedicion.
Ky projekt u financua përmes një granti të ofruar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Mendimet, gjetjet, përfundimet ose rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Departamentit të Shtetit.