Kolegji Pjetër Budi

Në kuadër të lëndes së Menaxhimit të Financave Publike, eksperti i njohur në fushën e menaxhimit të buxhetit të Kosovës, Z. Nystret Koca, u ftua për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tij në këtë fushë.

 Z. Koca, i cili është edhe drejtor i përgjithshëm të Thesarit të Kosovës, paraqiti një ligjëratë të pasur me shume informacione, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të sfidave dhe strategjive në menaxhimin e financave publike.

Z. Nystret Koca ndau informacione konkrete dhe të rëndësishme lidhur me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me menaxhimin e financave publike.

Ai gjithashtu ka sjellë një perspektivë unike rreth rritjes ekonomike, politikave të ndryshme fiskale, dhe strategjive për përmirësimin e administratës financiare.