Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës.
Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi i ndërsjellë për shkëmbimin e personelit akademik/profesional në fusha të caktuara, bashkëpunim në konferenca, trajnime dhe mbajtjen e praktikave nga studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”.
Në këtë memorandum parashihet që Kolegji “Pjetër Budi” të ofrojë përfitime speciale për anëtarët e SPDK me zbritje prej 50% për anëtarët me notë mesatare mbi 9.0 në nivelin bachelor.
Familjarët (bashkëshortja/bashkëshorti dhe fëmijët e tyre) do të përfitojnë zbritje prej 35% në nivelin bachelor.
Kolegji “Pjetër Budi” do të të ofrojë bursa të plota për çdo të dhjetin student (anëtarët e SPDK-se ose familjarët e tyre) nga Dogana e Kosovës në nivelin bachelor.
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dhe Kolegji “Pjetër Budi” do të shkëmbejnë pervojat dhe praktikat më të mira mes tyre, duke përfshirë mbajtjen e ligjeratave semestrale nga ekspertët e anëtarëve të sindikatës së pavarur të doganës së Kosovës në KPB.
Po ashtu, ofrimin e sallave të ligjerimit për trajnime në Kolegjin “Pjetër Budi”, bashkëpunimin në konferenca, trajnime profesionale, punëtori, seminare kombëtare apo ndërkombëtare, dhe mbajtjen e praktikave profesionale të studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi” në Doganën e Kosovës.
Sipas nevojës, anëtarët e SPDK dhe Kolegji “Pjetër Budi” zotohen të mbajnë kontakte të vazhdueshme për shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave me qëllim të ruajtjes së bashkëpunimit dhe zbatimit të këtij memorandumi.