Kolegji “Pjetër Budi” pati kënaqësinë të mirëpresë për vizitë trajnerin e klubit FC Bayern në hendboll, Fadil Kqiku.Trajneri Kqiku ka arritur sukses të paprekshme të triumfeve në këtë sport, jo vetëm në Gjermani, por edhe në skenën evropiane ku në 22 ndeshje ka regjistruar 22 fitore.
Suksesi i z. Kqiku është rezultat i përkushtimit dhe sakrifices së bërë gjatë viteve të tij të angazhimit në sportin e hendbollit. Ai ka ndihmuar në rritjen e nivelit të hendboll-it në Kosovë dhe më gjerë, duke qenë ish-Co-Coach i Kombëtarës A dhe ish Head Coach i Kombëtarës U-18.
Trajneri Fadil Kqiku ka bërë të mundur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive të hendbollit në mes të komuniteteve sportive.
Në shenjë respekti dhe falënderimi, Kolegji “Pjetër Budi”, respektivisht Rektori Prof. Ass. Dr. Sabri Klaiqi i dhuroj një mirënjohje për kontributin e veçantë në hendboll-in kombëtar dhe atë ndërkombëtar.