Sot, stafi akademik dhe administrativ i Kolegjit “Pjetër Budi” mbajti një takim të veçantë bashkë me rektorin Sabri Klaiqi.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte të shqyrtohen dhe diskutohen metodat e mësimit, si dhe hapat për përparimin në fushën e digjitalizimit në institucionin arsimor.
Rektori Klaiqi, duke hapur ngjarjen, theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe ndërthurjen e idesë së zhvillimit të metodash të mësimit me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Ai përmendi se ky takim do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së mësimit dhe përmbushjes së standardeve të kohës së sotme.
Në vazhdim, diskutimet në takim u fokusuan në eksperiencat e ndërthurjes së teknologjisë me proceset tradicionale të mësimit dhe sfidat që mund të dalin në rrugën e këtij transformimi. Stafi akademik dhe administrativ shprehu mendimet e tyre dhe propozimet për përmirësime në vazhdim.
Ky takim, pas një diskutimi të hapur dhe frymëzues, sjell një prespektivë të re për të ardhmen e mbarëvajtjes se mësimit në Kolegjin “Pjetër Budi”.