Ju njoftojmë se Kolegji “Pjetër Budi” zyrtarisht ka hapur afatin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2023/2024 në drejtimet e akredituara:
Bachelor:
- Doganë dhe Shpedicion
Master:
- Menaxhment
- Menaxhim i Turizmit dhe Hotelierisë
Po ashtu, së shpejti Kolegji “Pjetër Budi” do të ofrojë trajnime profesionale(pa test të maturës) në drejtimet:
- Ndihmës Kuzhinier
- Furrëtar
Kushtet dhe kriteret për regjistrimin e studentëve janë si vijon:
- Kushti kryesor për regjistrim në Kolegjin “Pjetër Budi” është përfundimi i arsimit të mesëm dhe kalimi i provimit të maturës.
- Studentët që kanë përfunduar drejtimet e njëjta në shkollën e mesme kanë përparësi në rastin e regjistrimit në Kolegj.
- 15 aplikantët e parë që kanë sukses të shkelqyeshëm dhe aplikojnë para datës 15 korrik fitojnë zbritje prej 50%)
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- Letërnjoftimi (origjinal ose i noterizuar )
- Një fotografi (formati 6:9cm)
- Dokumentet e shkollës së mesme dhe certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar
- Certifikata e lindjes
Ju lutemi që dokumentacionin për aplikim ta dorëzoni në Kolegjin “Pjetër Budi”, Rruga Gazmend Zajmi, Nr. 103, Prishtinë, Kosovë.
Për çdo paqartësi, mund të na kontaktoni në e-email adresën: [email protected], dhe në numrat e kontaktit: +383 44 163 372, 049 163 372.
Karriera juaj fillon këtu…
Kolegji “Pjetër Budi” ju mirëpret!!!
