KOLEGJI “PJETER BUDI” DHE KOMPANIA TRANSPORTUESE “PRO TRANSPORT” SH.P.K. NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Sot, më datë 19.04.2021, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Kolegjit “Pjeter Budi” dhe Kompanisë Transportuese “Pro Transport” Sh.p.k.Drejtori menaxhues i “Pro Transport”, z.Faton Demaj u prit në takim nga Rektori Prof.Artan Haziri, Prorektorja për mësim, hulumtim dhe zhvillim akademik Prof.Luljeta Aliu dhe Sekretarja e Pergjithshme e Kolegjit Ass.Anila Mustafa.Me këtë memorandum po synohet angazhimi i studentëve si praktikantë në departamentet përkatese te kompanisë “Pro Transport”, organizimi i trajnimeve/ ligjeratave mysafire, si dhe këmbimi i përvojave dhe informatave profesionale nga fusha e interesit të përbashkët.Memorandumet e tilla kanë për qëllim përgatitjen e studenteve tanë për tregun e punës.

Leave a comment