Armond Vrenezi ZGJEDHET Kryetar i Parlamentit Studentor në Kolegjin “Pjeter Budi”.
Nga zgjedhjet e mbajtura me datë 18.11.2020, doli fitues Armond Vrenezi, i cili arriti të sigurojë më së shumti vota nga të gjithë kandidatët e tjerë.
Kryetari i sapo zgjedhur i Parlamentit Studentor, z. Armond Vrenezi, në fjalën e tij përshëndetëse premtoi angazhim maksimal për studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” në mënyrë që studentët ta kenë vendin e tyre të merituar në Kolegj.
Bashkë me Armondin dhe studentët e tjerë do vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët drejt të qenurit Kolegj model në rajon dhe më gjerë!