Kolegji “Pjeter Budi”, në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë (Ligji nr, 04/L-037) dhe në bazë të Rregulloreve dhe Statutit të Kolegjit “Pjeter Budi”, shpall këtë:
KONKURS PËR ZGJEDHJE/RIZGJEDHJE TË PERSONELIT AKADEMIK
KOLEGJI “PJETËR BUDI”
– 7 Mësimdhënës – Fusha e Ekonomisë
Kushtet për aplikim:
Kushtet për aplikim dhe për zgjedhje të stafit akademik janë të parapara me ligjin e arsimit të lartë (Ligji nr, 04/L-037), me Rregulloret dhe Statutin e Kolegjit “Pjetër Budi”.
Të drejtë konkurrimi për pozitën e Mësimdhënësit kanë vetëm ata që kanë gradën Doktor Shkence – PhD.
- Përvojë të suksesshme në mësimdhënie, hulumtimit dhe praktikës profesionale së paku 3 vite (bashkëngjit referencën).
- Diplomë Doktorature, ekuivalente me niveli e 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe vendimi mbi nostrifikimin nga MASHT nëse grada është fituar jashtë Republikës së Kosovës.
- Publikime tё artikujve në revista, dhe forma tjera të shkrimeve akademike të publikuara nëpër revista ndërkombëtare. Sё paku 1 publikim nё revistat shkencore me impakt faktor >0 të indeksuara në databaza me renome (Kriteri sipas UA i MASHT_01/2018),
- Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kërkesa për aplikim (e hartuar nga aplikuesi),
- Biografia (CV),
- Dokument Identifikues valid i Republikёs sё Kosovёs, ose shtetit nga vini,
- Çertifikata e lindjes dhe statusit martesor (në rast se i/e martuar),
- Dëshmia nga organet kompetente që nuk janë nën hetime,
- Kopjet e Diplomave të vërtetuara nga noteri (vendimi për nostrifikim për diplomat e lëshuara nga vendet jashtë Kosovës),
- Vendimi për thirrjen akademike paraprake (në rast se kandidati e ka),
- Lista e publikimeve shkencore me linqet e publikimeve,
- Dëshmitë për publikime,
- Dëshmitë për pjesëmarrje aktive dhe pasive në konferenca vendore dhe ndërkombëtare,
- Dëshmi për pjesëmarrje në projekte të ndryshme,
- Dëshmi për pjesëmarrje në trajnime të ndryshme,
- Dokumente të tjera që përkojnë me kërkesat për thirrjen për të cilën aplikoni.
- Dorëzimi i dokumentacionit:
- Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë sipas afatit të konkursit. Me qëllim të parandalimit të kontaktit fizik gjatë kohës së pandemisë, aplikimet në konkursin për zgjedhje/rizgjedhje të personelit akademik, do kthehet në aplikim ONLINE!
Dokumentet e skenuara duhet të dorëzohen në email: [email protected], duke filluar nga data 22.10.2020 deri më datë 15.01.2021.