Punimi me titull “Competition Law in Kosovo: Problems and Challenges” (E drejta e Konkurrencës në Kosovë: Problemet dhe Sfidat”) i Dr. Orhan Çekut u botua në revistën prestigjioze shkencore “Yearbook of Antitrust and Regulatory Studies”Vol. 2015, 8(11).
“Yearbook of Antitrust and Regulatory Studies” është revistë shkencore me recension ndërkombëtar e cila botohet nga Centre for Antitrust and Regulatory Studies University of Warsaw.
Autori në këtë punim ka shpjeguar në mënyrë të detajuar zhvillimin, funksionimin, problemet dhe sfidat me të cilat përballet e drejta e konkurrencës në Kosovë.
Punimi është botuar pas një procesi një vjeçar të vlerësimit nga dy komisione recensuese ndërkombëtare.
Përmes vlerësimit të punimit, autori ka promovuar të arriturat dhe sfidat e Kosovës si shtet i ri në arenën ndërkombëtare.
Punimin në formë elektronike mund ta lexoni në linkun në vijim:Yearbook_8_11_2015_info