Grupi punues për rishikimin e kurrikulës vazhdon me punëtori

Grupi punues për rishikimin e kurrikulës së programit të studimit në Dogana dhe Shpedicion vazhdon me punëtori për përditësimin e programit të studimit.

 Në punëtorinë e fundit të mbajtur në Kolegjin “Pjeter Budi”, fokusi ishte rishikimi i strukturës së programit me lëndë të detyrueshme dhe zgjedhore duke përfshirë rekomandimet e ekspertëve të projektit dhe ekspertëve nga procesi i akreditimit.

Tema të reja u propozuan dhe u diskutua për rëndësinë e grupit punues bazuar në zhvillimet më të fundit në fushën e Doganave dhe Shpedicionit. Punëtoritë do të vazhdojnë deri në finalizimin e programit.

“Ky projekt u financua përmes një granti të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, gjetjet, përfundimet ose rekomandimet e shprehura janë të autorit (ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Departamentit të Shtetit”.

Leave a comment