Profesori Hashim Rexhepi mbajti ligjëratë në Kolegjin “Pjetër Budi” ku prezantoi temën “Menaxhimi i riskut në ndërmarrjet publike”

Në kuadër të lëndës Menaxhimi i rriskut, në nivelin Master, drejtimi Menaxhment është mbajtur ligjërata e radhës nga ish Dekani i Kolegjit “Pjetër Budi” dhe ish Guvernatori i Bankës Qendrore Prof. Dr. Hashim Rexhepi, me temën ” Menaxhimi i riskut në ndërmarrjet publike”.

Në kuadër të kësaj ligjerate u diskutua për Menaxhimin e rriskut në ndërmarrjet publike, auditimet publike, trustin pensional, skemat sociale  dhe qështje të tjera me rëndësi në kuadër të forcimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe besimit të auditimeve publike.

Studentët patën rastin të kenë një interaktivitet me prof. Hashim Rexhepin dhe të parashtrojnë pyetje konkrete në lidhje me temën.

Profesori Hashim Rexhepi është i njohur si profesor dhe ekspert në fushën e Sigurimeve dhe sistemit bankar. Ai është autor dhe perkthyes i disa librave si dhe artikujve shkencorë në fushën perkatëse.

Po ashtu ai ka një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e riskut financiar dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë.

Leave a comment