Drejtori i Zyrës për Pronësi Industriale në MTI, Isa Dukaj, ishte i ftuar special në Kolegjin “Pjetër Budi”

Isa Dukaj, drejtor i Zyrës për Pronësi Industriale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ishte i ftuar special në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Ai mbajti një ligjëratë me temën “Mbrojtja dhe trajtimi i pronësisë industriale/intelektuale” në kuadër të lëndës “Ndërmarrësia” në nivelin Bachelor.

Dukaj theksoi se të drejtat e autorit dhe pronësisë industriale/intelektuale janë të drejta të shenjta dhe të mbrojtura me ligjet e Kosovës. Ai gjithashtu vuri në dukje se keqëpërdoruesit e këtyre të drejtave ndëshkohen me dënime të ashpra, përfshirë burgimin.

Me përvojën e tij të gjatë prej më shumë se 15 vite në institucionet publike dhe njohuritë e tij të shkëlqyeshme në këtë fushë, Dukaj ndau me studentët e drejtimit “Doganë dhe Shpedicion” njohuri të forta në lidhje me pronësinë industriale/intelektuale duke trajtuar edhe specifika të tjera, si llojet e pronësisë industriale/intelektuale, përkufizimet e tyre, dhe u përqendrua konkretisht në disa marka/brende botërore duke sjellë shembuj specifike.

Gjatë kësaj ligjërate si doganierë të ardhshëm studentët patën mundësinë të shprehin pyetje konkrete lidhur me mënyrën se si duhet të trajtojnë këto marka/brende dhe keqëpërdoruesit e tyre.

Misioni i doganierëve është pikërisht mbrojtja nga keqpërdorimi i markave/brendeve të falsifikuara, prandaj ishte e rëndësishme për ta që të kuptonin procedurat dhe hapat e nevojshëm për të vepruar kundër keqëpërdorimit të pronësisë industriale/intelektuale.

Leave a comment