Më datë 23 Shtator, 2021 Kolegji “Pjeter Budi” në bashkepunim me Institutin për Kerkime Shkencore në Ulqin, mbajti Konference Shkencore Nderkombëtare në formë virtuale në temën e “Biznesit dhe Informatikes”.
Konferencën e udhëhoqi Prorektorja për Hulumtim, Mësim dhe Zhvillim Akademik Prof. Luljeta Aliu Mulaj, ndërsa në panel ishin profesorë nga dy institucionet:
– Prof. Dr. Artan Haziri – Rektor në Kolegjin “Pjeter Budi”
– Prof. Dr. Elez Osmani, Instituti për Kerkime Shkencore në Ulqin
– Prof. Dr. Fitim Maqani, Pro-rektor në Kolegjin “Pjeter Budi”.
Konferenca mblodhi së bashku në një vend studiues, studentë, profesionistë, ku u diskutuan sfidat aktuale, tendencat dhe perspektivat nga spektri i ndryshëm ekonomik, historik dhe zhvillimor.
Në konferencë morrën pjesë hulumtuesit eminent nga vendi, rajoni dhe Evropa. Folës kryesor (keynote speakers) në konferencë ishin humlumtues me nje ekperiencë të gjatë ne fushen e ekonomisë dhe publikime të shumta nëpër revista me impakt faktor dhe rangim të lartë si:
1. Prof. Dr. Adel ben YOUSSEF – Universiteti Cote d’Azur, Nice – France, me temen: Industria 4.0 dhe Ndryshimet Klimatike
2. Prof. Dr. Fatmir Memaj – Universiteti i Tiranës, Shqipëri, I cili foli për Sfidat e Tranzicionit Ekonomik në Shqipëri nëpër dekada.
3. Prof. Dr. But Dedaj, – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, I cili solli detaje te hulumtimeve dhe trendeve botesore ne Hulumtim dhe Zhvillim, Pergaditja e Resurseve Njerëzore dhe mosperputhja ne tregun e punes ne vend dhe rajon.
Për më tepër, në konferencë kontribuan profesorë dhe studentë të Kolegjit “Pjeter Budi” si dhe profesorë dhe studentë te institucioneve tjera te arsimit te larte ne Kosovë dhe rajon. Pjesemarresit do të kenë mundesi per publikim te punimeve të tyre në revistat shkencore që publikohen nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe revista të tjera qe këto institucione bashkëpunojnë ndër vite.