Kolegji “Pjetër Budi” organizoi ditë humanitare

Kolegji si institucion i Arsimit të Lartë përveç veprimtarisë kryesore, mësimdhënies apo shkollimit të kuadrove dhe kërkimeve shkencore, për të përmbushur detyrimet e veta ndaj komunitetit dhe përgjegjësin sociale të korporatave, organizon kampanja të ndryshme me mision humanitar.

Të martën, më 27 nëntor 2018, Kolegji “Pjetër Budi” organizoi ditë humanitare, qëllimi i së cilës ishte t’u ndihmojë fëmijëve me sindrom down. Stafi dhe studentët e Kolegjit kanë përgatitur ushqime të ndryshme për qëllime humanitare. Ushqimet e përgatitura janë shitur me çmim simbolik dhe mjetet e grumbulluara kanë mision humanitar – u dedikohen fëmijëve, komunitetit me sindrom down.
Ky aktivitet humanitar zgjati tërë ditën dhe u grumbullua një shumë e konsiderueshme e mjeteve financiare.

Një ndihmë e vogël e jona do të thotë shumë për fëmijët me sindrom down

Leave a comment