Mysafir i javës në Kolegjin “Pjeter Budi” – zëdhënësi i Doganës së Kosovës, z. Adriatik Stavileci

Dje, si mysafir i javës në Kolegjin “Pjeter Budi” ishte i ftuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, z. Adriatik Stavileci. Pjesëmarrës në trajnim ishin studentët e vitit të dytë dhe të tretë të programit studimor “Doganë dhe Shpedicion”. Diskutimi u bë nën moderimin e Rektorit të Kolegjit, prof.Artan Haziri, me temën: “Ndikimi i pandemisë në Doganën e Kosovës”.Zëdhënësi i doganës, vuri në pah faktin se përkundër pandemisë, për doganën e Kosovës ka qenë viti më i suksesshëm deri tani. KPB do të organizojë edhe më tutje trajnime e workshope që janë në interes të studentëve dhe që i përshtaten profilit te studimeve që ata kanë zgjedhur.

Leave a comment