Kolegji “Pjetër Budi” në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë Nr. 04/L-037 të Republikës së Kosovës, në bazë të rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies dhe njohjes së thirrjeve akademike-shkencore ,dhe statutit të Kolegjit “Pjetër Budi” me datë 25.10.2022 shpallë këtë :
Konkurs i brendshëm
Për avancim të stafit akademik të Kolegjit “Pjetër Budi“.
Kushtet e Përgjithshme:
– Emërimi i personelit akademik do të bëhet në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, dispozitat e Statutit të Kolegjit”PjetërBudi” në lidhje me procedurat përzgjedhëse lidhur me emërime, riemërime dhe avancimin e personelit akademik të rregullt dhe të angazhuar në Kolegjin”PjetërBudi” në Prishtinë.
– Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret që parashihen me nenin 119 pika 1,2 dhe 3,nenin 120,121,122,123 dhe 124 të Statutit të Kolegjit dhe kushtet dhe kriteret për dhënien e thirrjeve akademike nga rregullorja për kriteret dhe procedurat e dhënies dhe njohjes së thirrjeve akademike-shkencore e Kolegjit.
Konkursi mbetet i hapur nga data 17.10.2022 dhe përfundon me 26.10.2022.
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive të nevojshme sipas konkursit, duhet fillimisht të dorëzohen në formë elektronike në e-mail: [email protected] dhe pastaj në formën fizike në zyrën e protokollit në administratë nga ora 10:00-17:00.
Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh.