Studenti FISNIK VISOKA mbrojti me sukses temën e masterit me titull: ”ROLI I TRANSPORTIT DHE RËNDËSIA E TREGËTISË NDËRKOMBËTARE NË EKONOMINË E TREGUT“,

Studenti FISNIK VISOKA nga programi studimor “Menaxhment” me 30.06.2022, mbrojti me sukses të dalluar temën e masterit me titull: ”ROLI I TRANSPORTIT DHE RËNDËSIA E TREGËTISË NDËRKOMBËTARE NË EKONOMINË E TREGUT“, dhe fitoi titullin ”Master i Arteve në Menaxhment”, kjo temë u vlerësua si një ndër temat më të mira nga komisioni vlerësues nën udhëheqjen e mentorit Prof. Fitim Maçani, Prof. Sabri Klaiqi, kryetar dhe Prof. Haqif Arifi, anëtar.


Fisnik Visoka është Shef i Terminalit Doganorë (ZBD2) Intereuropa në Prishtinë. Ka përfunduar studimet Bachelor në drejtimin Doganë dhe Shpedicion në Kolegjin Pjetër Budi, gjat viteve 2005-2008.
Tema master e kandidatit është një analizë dhe studim i gjatë, bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare në Doganat e Kosovës.
Bazuar në gjetjet e punimit nga modelet ekonometrike, me qëllim të rritjes së eksportit dhe përkrahjes së prodhueseve vendor, tërheqjen e IHD-ve dhe mbështetjes së transportit vendor kandidati rekomandon që;
 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike dhe Shoqatat Afariste duhet të koordinojnë aktivitetet drejt: përmirësimit të informatave rreth tregjeve të huaja, gjetjen e partnerëve dhe realizimin e takimeve dhe zhvillimin sistematik të programeve trajnuese për eksportuesit. Gjithë ashtu duhet që Oda Ekonomike përmes një plani t’ju ofrojë pjesëmarrje të gjerë në panairet ndërkombëtare shoqatave afariste dhe eksportueseve të Kosovës, si dhe të ofroj mundësi promovimi të produkteve vendore në tregun ndërkombëtar.
 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me institucionet tjera Qeveritare (Dogana e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme) të aplikojnë në Konventa dhe marrëveshje ndërkombëtare si: ATA, TIR Carnet, CEMT, UIC, ADR, dhe Konventa e Bazelit që rregullojnë çështjen e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe të cilat mbulojnë 70 vende përfshirë SHBA, Azi, Afrikë dhe Oqeani. Këto marrëveshje krijojnë lehtësira në export-importin e mallrave, transportin e mallrave, përfshirë materialet e rrezikshme.
 Qeveria e Kosovës (Ministria e Linjës) përmes Doganës së Kosovës duhet të bëjë harmonizimin e procedurave doganore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të lehtësuar tranzitin e mallrave nga Kosova në portin e Durrësit. Rekomandohet që transportuesit rrugor të mallrave në Kosovë, të adresojnë shqetësimet dhe vështirësitë e tyre tek institucionet përkatëse te Republika e Kosovës, përmes Ministrisë së linjës. Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyra për të subvencionuar operatorët lokalë të transportit në mënyrë që të rritet numri i transportueseve së bashku me cilësinë e shërbimeve.
 Përjashtim nga taksa doganore dhe TVSH për mjetet e transportit të mallrave (rimorkio dhe kokat e kamionit), heqja e taksës mjedisore për regjistrimin e rimorkiove të kamionëve, gjithashtu rekomandohet që Administrata Tatimore e Kosovës të pranojë si shpenzime mjete për pagesën e skanimit të kamionëve në Shqipëri
 Rekomandohet Banka Qendrore e Kosovës së bashku me Kompanitë e Sigurimeve në Kosovë të ofrojë sigurimin e mallrave në transportin ndërkombëtar, si produkt financiar të ofruara nga këto kompani sigurimesh.

Leave a comment