Kolegji “Pjetër Budi” përfitues i projektit nga Fondi Regjional Sfidues

Themeluesi i Kolegjit “Pjetër Budi” z. Besim Ajeti dhe Prorektorja për Mësim, Hulumtim dhe Zhvillim Akademik znj. Luljeta Aliu Mulaj, morën pjesë në Ceremoninë Kombëtare të Ndarjes së Granteve, si përfitues të projektit të Fondit Rajonal Sfidues (Regional Challenge Fund). Ky fond është një iniciativë e ndërmarrë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Projekti nga Kolegji “Pjeter Budi” është përzgjedhur ndër 6 projektet fituese nga Kosova në konkurrencë me 205 projekteve të tjera nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt synon rritjen e punësueshmërisë përmes arsimit cilësor dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucionieve të arsimit dhe industrisë.

Leave a comment