Kolegji “Pjetër Budi” merr pjesë në lansimin e Platformës se Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore -KRIS

Stafi i Kolegjit “Pjetër Budi” ka marr pjese në lansimin e Platformës  se Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore KRIS e cila u lansua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim më Heras Plus dhe Researchcult.

KRIS (Kosova Research Information System) apo Sistemi Informativ i Kosovës për Kërkime Shkencore synon të shërbejë si një platformë për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave për kërkime shkencore, por edhe si një mekanizëm rregullator në ofrimin e informacionit më të standardizuar në hulumtim. KRIS ofron mundësinë e gjenerimit të rezultateve të të dhënave kërkimore për MAShTI-n, hulumtuesit, studentët, politikëbërësit dhe grupe të tjera të interesit si: Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Leave a comment