Stafi i Kolegjit “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në dy aktivitete gjatë kësaj jave: trajnimin “ChatGPT dhe implikimet e tij” dhe simpoziumin “Artificial Intelligence Kosovo”.
Trajnimi “ChatGPT dhe implikimet e tij” u organizua nga Oda Ekonomike Gjermane dhe u trajtuan tematika të lidhura me përdorimin e ChatGPT-së si një asistent dixhital. Në trajnim u diskutua gjithashtu rreth mbrojtjes së të dhënave dhe pronësisë intelektuale.
Disa përfundime që u dhanë ishin se e ardhmja e bizneseve dhe institucioneve varet nga përdorimi maksimal i teknologjive të reja. Kompanitë dhe institucionet duhet të investojnë në trajnime për sigurinë kibernetike dhe përdorimin e platformave teknologjike, ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të kujdeset për mospërdorimin e të dhënave personale.
Ndërsa simpoziumi “Artificial Intelligence Kosovo” u organizua nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Programi Erasmus + dhe NRSI. Në këtë simpozium, profesionistë vendorë dhe nga diaspora diskutuan përvojat dhe mundësitë e përdorimit të inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme si edukimi, industria ICT, financat dhe të tjera.
Pjesëmarrja e Kolegjit “Pjetër Budi” në këto aktivitete tregon angazhimin e kolegjit në ndjekje të trendeve të fundit teknologjike në fushën e informatikës.