Kolegji Pjetër Budi

Më 21.06, me sukses ka perfunduar trajnimi tre-ditor me temën ”Avancimi i bashkëpunimit në mes shoqatave dhe biznesëve”, i mbajtur në Kolegjin “Pjetër Budi”, për studentët e kolegjit si dhe alumni. Trajnimi u zhvillua në kuadër të OJQ-së Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI), me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), dhe pati si synim trajnimin e pjesëmarrësve mbi avancimin e bashkëpunimit mes bizneseve, shoqatave dhe përfshirjen e të rinjve në këtë proces.

Trajnimi u drejtua nga Prof. Dr. Fitnete Bejta, ligjeruese në Kolegjin “Pjetër Budi”. Gjatë tre ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me strategjitë dhe metodologjitë e menaxhimit të partneriteteve mes shoqatave dhe bizneseve. Në fokus të trajnimit ishte edhe roli i të rinjve në menaxhimin e bizneseve dhe avancimi i bashkëpunimit të shoqatave dhe bizneseve në rritjen e mundësive për të rinjtë.

Pjesëmarrësit në trajnim treguan angazhim të lartë dhe interes të madh ndaj temës së trajtuar. Në fund të trajnimit, u bë ceremonia e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit. Certifikatat e fituara treguan përfundimin e suksesshëm të trajnimit. Pjesëmarrësit u inkurajuan të zhvillojnë ide inovative dhe të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në mes shoqatave dhe bizneseve, për të krijuar mundësi të reja për veten dhe të tjerët.