Kolegji Pjetër Budi

Në kuadër të projektit: “Rritja e kapaciteteve të të diplomuarve për transferim të lehtë në tregun e punës në fushën e Doganës dhe Shpedicionit” më date 30 Mars, 2023 u mbajtë punëtoria për rishikimin e kurrikulës së programit studimor në Doganë dhe Shpedicion në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Grupi i punues për Rishikimin e Kurrikulës përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm si: Ekspert ndërkombëtar nga Universiteti i SHBA-së, ekspertë vendor, staf akademik, përfaqësues nga tregu i punës si: nga Dogana e Kosovës dhe Shoqata e Shpeditereve si dhe perfaqesues të studentëve.

Qëllimi i rishikimit të kurrikulës është modernizimi i programit të studimit me trendet më të fundit në fushën e Doganës dhe Logjistikës, dhe përgatitja e studentëve me njohuri dhe aftësi në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Projekti është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkauara të Amerikës në Prishtinë, dhe zbatuar nga Kosovo United States Alumni.