Kolegji “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në panairin e Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë i cili u mbajtë në sallën 1 tetori.
Në mesin e shumë ndërmarrjeve pjesëmarrëse në këtë panair prezenca e kolegjit “Pjetër Budi” kishte për qëllim ofrimin e mundësive dhe informacioneve rreth studimeve dhe mundësisë së punësimit në kolegjin “Pjetër Budi”
Përmes këtij panari ne si kolegj treguam së nder qëllimet primare tona mbetet bashkëpunimi me të gjithë akterët e mundshëm për të rritur standardin dhe nivelin arsimor në vend.
Kujtojmë së së ky panair është një platformë e vlefshme për krijim të bashkëpunimeve, eksplorim të mundësive profesionale si dhe frymëzim për iniciativat ndërmarrëse.
Edicioni i 8-të i panairit pati më shumë se 200 kompani ekspozuese, mbi 3,500 vende të lira pune dhe rreth 10,000 mundësi për praktikë pune me pagesë.
Panairi u organizua nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Agjencia e Punësimit, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV).