Konferenca shkencore nderkombetare

Kolegji Universitar “Pjetër Budi” dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

MENAXHIMI I RESURSEVE EKONOMIKE NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT TË VENDEVE NË TRANZICION

23 – 24. 05. 2013

Prishtinë, Kosovë

 

Kolegji Universitar “Pjetër Budi” në Prishtinë këtë vit shënon nëntëvjetorin e ekzistimit në lëmin e turizmit, doganës, menaxhimit dhe sigurimeve në Kosovë. Kolegji do ta shënojë këtë jubile në mënyrë solemne dhe me aktivitete punuese, duke organizuar konferencë shkencore ndërkombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë-Departamenti i Turizmit.

Konferenca shkencore është e hapur për hulumtuesit të cilët merren me teorinë dhe praktikën e menaxhimit të resurseve ekonomike, si dhe për ekspertët – përfaqësues të ndërmarrjeve hoteliere – turistike, të industrisë së sigurimeve, doganës etj.

Regjistrimi i pjesëmarrësve, hapja e takimit, seanca plenare dhe veprimtaria sipas seksioneve do të organizohet në Prishtinë. Mirëpresim kontributet dhe bashkëpunimin tuaj

Leave a comment