Prezantimi i programit ERASMUS+ për studentet dhe stafin e “PJETËR BUDIT”

Koordinatorja e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Remzije Istrefi ka mbajtur një prezantim për studentët, stafin akademik dhe stafin menaxherial të Kolegjit “Pjetër Budi”. Gjatë prezantimit, Istrefi është fokusuar në mundësitë që programi Erasmus+ ofron në komponentat kyçe, si ngritja e kapaciteve institucionale, mobiliteti i studentëve, stafit akademik e administrativ dhe partneritetet strategjike.

Programi Erasmus+ ka për qëllim ngritjen e aftësive, punësimit, si dhe modernizimin e arsmimit, praktikës profesionale dhe aktiviteteve të të rinjve. Erasmus+ mbështet bashkëpunimet transnacionale në mes të arsimit, praktikës profesionale, po ashtu edhe institucioneve dhe organizatave rinore, që të nxisin bashkëpunimet dhe ndërlidhjen e botërave të arsimit dhe të punës. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së në fushën e arsimit, praktikës profesionale dhe rinisë. Më shumë informata rreth Programit Erasmus+ gjenden në linkun https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus_en.

Leave a comment