Studentët Shqipe Uka, Benik Beshi dhe Getuar Gjyrevci kanë mbrojtur temat Master në Kolegjin “Pjetër Budi”, në një ceremoni të veçantë. Para komisioneve vlerësuese, ata kanë elaboruar rreth çështjeve që i kanë trajtuar në punimet e veta nga fusha e menaxhmentit dhe doganës e shpedicionit. Shqipe Uka nga Programi Menaxhment MA ka prezantuar temën me titull “Rekrutimi, motivimi dhe seleksionimi i resurseve njerëzore – rast studimor Raiffeisen Bank”, Besnik Beshi nga programi studimor Doganë dhe Shpedicion MA temën “Menaxhimi i biznesit të vogël me vështrim të posaçëm në Kosovë”, ndërsa Getuar Gjyrevci nga po ky program mbrojti temën “Sistemi doganor në Kosovë dhe roli i depove doganore në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.