Studentët prezantuan hulumtimet

Studentët e vitit të tretë të drejtimeve Doganë e Shpedicion dhe Administrim Biznesi të Kolegjit “Pjetër Budi” prezantuan hulumtimet e realizuara në terren, në kuadër të lëndës Shkrim Akademik. Në prani edhe të stafit të kolegjit, ata paraqitën punën e tyre në realizimin e hulumtimeve që në fokus kishin tema të ndryshme – që nga përdorimi i rrjeteve sociale nga moshat më të vjetra dhe konsumimi i produkteve vendore, deri te problemet e furnizimin me ujë, gjendja sociale të personave të moshuar, përdorimi i telefomave të mençur dhe mungesa e shtigjeve për biçikleta në Prishtinë. Hulumtimet u vlerësuan pozitivisht.

Leave a comment