Loading

Kategori: Logos

Doli nga shtypi numri i ri i revistës shkencore “Logos”

Ka dalë nga shtypi numri i ri, i gjashti me radhë, i revistës shkencore të Kolegjit “Pjetër Budi”, “Logos”. Revista përmban punime, në gjuhën shqipe dhe angleze, të cilat janë prezantuar në konferencën shkencore ndërkombëtare “Zhvillimi ekonomik si bazë për krijimin e vendeve të reja të punës”, organizuar nga “Pjetër Budi” muajin e kaluar. Punimet shkencore të prezantuara trajtojnë aspekte të ndryshme të lidhura me temën bosht – që nga roli i teknologjisë informative në zhvillim dhe punësim, menaxhimi strategjik i resurseve njerëzore dhe zhvillimi e ngritja e performancës së ndërmarrjeve publike, deri te ndikimi i ligjit në gjenerimin e vendeve të punës. Konferenca shkencore ndërkombëtare e Kolegjit “Pjetër Budi” është tradicionale dhe sivjet është organizuar në dhjetëvjetorin e punës akademike dhe shkencore të këtij institucioni. Me këtë rast është botuar edhe ky numër i revistës shkencore “Logos”.

 

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

“LOGOS” sërish në duart tuaja

Kolegji “Pjetër Budi” nxori numrin e dytë të revistës shkencore “LOGOS”.
Ky numër i revistës përqëndrohet kryesisht në fushën e bankave, sigurimeve dhe të turizmit e hotelerisë.
Revista nr.2 Logos 2009 gjithashtu përmban transkriptin e Konferencës rajonale “Liberalizimin e tregut të sigurimeve në kontekstin e politikave dhe të legjislacionit të BE-së”, të organizuar nga Instituti i Shkencave Organizative “Pjetër Budi”.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Revista Logos, numri i parë

Numri i parë i revistës shkencore “LOGOS” është një përmbledhje e aktivitetevehulumtuese, si të autorëve të angazhuar në Universitetin “Pjetër Budi” e po ashtu edhetë autorëve mysafirë, të cilët kontribuanme punimet e tyre shkencore.
Shpresojmë se“LOGOS” do të jetë një ndihmesë për shoqërinë dhe do t’i hyjë në përdorim audiencës së gjerë.

Logos

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Publikohet numri 5 i “Logos-it”

Prishtinë, dhjetor – 2012:  Ka dalë nga shtypi numri më i ri, i pesti me radhë i revistës shkencore të Kolegjit Universitar “Pjetër Budi” – “LOGOS”.
Ky numër i revistës përqendrohet kryesisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë dhe shumica e punimeve të përfshira në të janë prezantuar në konferencën “Trendet në zhvillimin e turizmit dhe hotelerisë”, organizuar në vazhdën e kontributit shkencor dhe akademik të Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”.
Revista përfshin punime që prezantojnë harmonizimin e rregullativës ligjore në përputhje me trendet bashkëkohore në tregun turistik, pastaj barrierat kufitare që ndikojnë në zhvillimin e turizmit tranzitor në Ballkan dhe kontrollet dhe sanksionet për turizmin. Po ashtu, revista përfshin edhe punime shkecore për turizmin alternativ, si domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshëm, e-Turizmin, produktin e integruar turistik si kusht për zhvillimin e turizmit në regjione, faktorët që ndikojnë në turizmin shqiptar, tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë në fushën e turizmit dhe infrastrukturën turistike në Kosovë.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Doli “LOGOS” katër

Prishtinë, dhjetor – 2012: Ka dalë nga shtypi numri më i ri, i katërti me radhë i revistës shkencore të Kolegjit  “Pjetër Budi” – “LOGOS”.

Ky numër i revistës përqendrohet kryesisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë dhe shumica e punimeve të përfshira në të janë prezantuar në konferencën “Trendet në zhvillimin e turizmit dhe hotelerisë”, organizuar në vazhdën e kontributit shkencor dhe akademik të Kolegjit “Pjetër Budi”.
Revista përfshin punime që prezantojnë harmonizimin e rregullativës ligjore në përputhje me trendet bashkëkohore në tregun turistik, pastaj barrierat kufitare që ndikojnë në zhvillimin e turizmit tranzitor në Ballkan dhe kontrollet dhe sanksionet për turizmin. Po ashtu, revista përfshin edhe punime shkecore për turizmin alternativ, si domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshëm, e-Turizmin, produktin e integruar turistik si kusht për zhvillimin e turizmit në regjione, faktorët që ndikojnë në turizmin shqiptar, tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë në fushën e turizmit dhe infrastrukturën turistike në Kosovë.

Logos 4

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

“LOGOS” trajton tema nga tri fusha

Prishtinë, 2010 – Instituti për Studime i Shkencave Organizative – Aplikative “Pjetër Budi” nxori numrin e tretë të revistës shkencore “LOGOS”.
Ky numër i revistës përqendrohet kryesisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë, administartës publike dhe banka e sigurime.
Revista Logos 3 gjithashtu përmban disa nga punimet e prezantuara në tryezën “Administrata publike dhe sfidat e reformimit të saj” organizuar nga Instituti “Pjetër Budi” në Prishtinë.
Na ndiqni ose bëni share postimet tona
pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/category/aktivitete/logos">