Publikohet numri 5 i “Logos-it”

Prishtinë, dhjetor – 2012:  Ka dalë nga shtypi numri më i ri, i pesti me radhë i revistës shkencore të Kolegjit Universitar “Pjetër Budi” – “LOGOS”.
Ky numër i revistës përqendrohet kryesisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë dhe shumica e punimeve të përfshira në të janë prezantuar në konferencën “Trendet në zhvillimin e turizmit dhe hotelerisë”, organizuar në vazhdën e kontributit shkencor dhe akademik të Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”.
Revista përfshin punime që prezantojnë harmonizimin e rregullativës ligjore në përputhje me trendet bashkëkohore në tregun turistik, pastaj barrierat kufitare që ndikojnë në zhvillimin e turizmit tranzitor në Ballkan dhe kontrollet dhe sanksionet për turizmin. Po ashtu, revista përfshin edhe punime shkecore për turizmin alternativ, si domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshëm, e-Turizmin, produktin e integruar turistik si kusht për zhvillimin e turizmit në regjione, faktorët që ndikojnë në turizmin shqiptar, tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë në fushën e turizmit dhe infrastrukturën turistike në Kosovë.

Leave a comment