Të martën: Dhurojmë gjak

Në kuadër të manifestimit  “Ditët e Pjetër Budit”, në Kolegjin Pjetër Budi, më 5 qershor duke filluar nga ora 10, organizohet dhënia vullnetare e gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në institucionet shëndetësore të Kosovës.
Të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë, ftohen të vijnë në objektin e  Kolegjit “Pjetër Budi”,  që të jenë pjesë e aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut, aktivitet ky të cilin studentët dhe stafi i kolegjit e organizojnë çdo vit në qershor.
Për më shumë hollësi mund të kontaktoni organizatorët e aktivitetit në e-mail adresën [email protected]

Leave a comment