Pjesëmarrje në konferencën Shkencore ndërkombëtare për integrimet evropiane

Dr. Orhan M. Çeku, ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”, ka marrë pjesë në Konferenca e Dytë Akademike Ndërkombëtare mbi Integrimet Evropiane “Integrimi i Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian – Sfidat”, organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, e cila është mbajtur më 29-30 qershor në Tetovë.

Në konferencë pjesëmarrës ishin figura të njohura nga jeta politike dhe akademike, si zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Fatmir Besimi, ministri i Qeverisjes Lokale, Tahir Hani, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, profesor Blerim Reka, profesoresha Magbule Çeço etj. Prof. Çeku prezantoi kumtesën shkencore “Zhvillimi ekonomik i vendeve në tranzicion”.

Nga Kolegji ”Pjetër Budi”, në konferencë mori pjesë edhe MA.sc. Fatmir Halili, i cili ka prezantuar temën me titull “Marrëveshja e arbitrazhit në arbitrazhin tregtar ndërkombëtar”.

Leave a comment