Kolegji “Pjetër Budi” ndihmon fëmijët me autizëm

Kolegji “Pjetër Budi” ka organizuar  aktivitet për mbledhjen e mjeteve financiare për të ndihmuar fëmijët e prekur me autizëm. Me këtë rast studentët e profesorët kanë pasur mundësi të blejnë produkte ushqimore të përgatitura nga stafi i kolegjit, me çmime simbolike, ndërkaq mjetet financiare që janë grumbulluar nga shitja e produkteve iu janë dedikuar fëmijëve të prekur me autizëm.

Këtë aktivitet Kolegji “Pjetër Budi” e organizon çdo vit në mbështetje të fëmijëve në nevojë, ndërsa aktivitete të ngjashme humanitare Kolegji “Pjetër Budi” do të organizojë edhe në të ardhmen për të ndihmuar kategoritë e tjera të fëmijëve në nevojë.

Të kujtojmë se Kolegji “Pjetër Budi” vetëm sa organizoi javën e kaluar projektin humanitar në mbështetje të fëmijëve të braktisur dhe në nevojë të cilin projekt është ende në realizim e sipër për të sensibilizuar shoqërinë kosovare për mbështetjen e kësaj kategorie shoqërore.

Leave a comment