Kolegji “Pjetër Budi” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me S.T.A (Country Master Distributor for ETS)

Kjo marrëveshje bashkëpunimi lidhet në Kolegjin“Pjeter Budi”, mes Dekanit Prof. Ass. Dr. Orhan Ceku dhe Prof.Ass. Ines Dika, përfaqësuese e përhershme e S.T.A (Country Master Distributor for ETS), bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ për Gjuhët për ciklin e studimit të dytë apo të tretë, të datës 22/02/2018, Prot. 912.

Objekti i këtij protokolli është të garantojë bashkëpunimin midis Kolegjit “Pjeter Budi”dhe S.T.A, me qëllim sigurimin e standardit gjatë procesit të testimit të gjuhës Angleze e Frenge dhe të garantojë çertifikimin zyrtar të rezultatit të arritur gjatë testimit.

STA merr përsipër të testojë studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”dhe jo vetëm, në formatin “paper based”  dhe zgjasin vetëm 2 ore. Testet  janë për Gjuhen Angleze, përkatësisht 2 variantet e testeve, TOEFL ITP® dhe TOEIC® L&R dhe për Gjuhen Frënge, përkatësish testi TFI™. Te tre testet janë të akredituara nga CEFRL si teste të standardizuar për njohjen e gjuhës angleze dhe frënge, si dhe nga Udhëzimi Administrativ i mësipërm. Rezultatet vijnë brenda 7 ditë pune dhe do të tërhiqen në Kolegjin “Pjetër Budi” .

Siguron që studentët e testuar të deklarojnë qartë nëpërmjet aplikimit Online: https://sta-edu.com/registration/, të dhënat personale si emër, mbiemër, numrin e kartës së identitetit, vendlindjen dhe vendbanimin e të dhëna të tjera.

Poashtu  STA merr përsipër korrigjimin, shpërndarjen dhe administrimin e testeve, duke ruajtur Standardin Ndërkombëtar, nëpërmjet një stafi tërësisht amerikan.

Për të gjithë studentet dhe stafin akademik të “Pjetër Budi”, ofron falas te gjitha  materialet didaktike dhe ligjëratat informuese.

Leave a comment