Studentët e Kolegjit ‘Pjetër Budi” do të dërgohen në Gjermani për kryerjen e praktikës profesionale tremujore

Në Kolegjin “Pjetër Budi” ishin për vizitë pune afaristë të njohur nga Gjermania,  të cilët u bënë pjesë e thellimit të bashkëpunimit të Kolegjit me institucione ndërkombëtare.

Pronari i firmës Ma-Tax Consulting GmbH,Karl Heinz Matt, së bashku me Clemens Sexauer, Roman Bertram, të cilët janë pronarë të kompanisë BEO GmbH, Alfred Isele, Dekan i Fakultetit të Macinerisë në Universitetin e Offenburgut si dhe Burim Neziri, bashkëpronar i kompanisë FAMA Sh.P.K. në Gjermani, me qëllim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi më Kolegjin “Pjetër Budi”, që studentët tanë të dërgohen për ë tremujore në Gjermani, me theks të veçantë në lëmin e Doganave dhe Shpedicionit.

Studentëve do tu mundësohet që kryerjene praktikës profesionale në Republikën e Gjermanisë ta bëjnë pa pagesë. Studentët do të pajisen me viza nga Ambasada Gjermane në Republikën e Kosovës, në mënyrë që t’u mundësohet vizita në Gjermani për kryerjen e praktikës ndërsa studentëve,Kolegji “Pjetër Budi” do ta barasvlerësojë praktikën me 30 ECTS kredi, përkatësisht një semestër, nga studentët kërkohet të kenë njohuri të  gjuhës gjermane ose angleze.

Ndërkohë fushat tjera në të cilat do të ketë bashkëpunim mes Kolegjit ‘Pjetër Budi” dhe firmave gjermane do të jenë: këmbimi i stafit dhe përvojave shkencore profesionale nga fusha e Doganës dhe Shpedicionit, bashkëpunim në projektet të përbashkëta shkencore profesionale nga fusha e Doganave dhe Shepdicionit, bashkëpunimi në sferën e trajnimit dhe edukimit të stafit të Kolegjit “Pjetër Budi” dhe realizimi i vizitave studimore në Republikën e Gjermanisë dhe anasjelltas.

Kolegji “Pjetër Budi” ka për qëllim që përmes bashkëpunimeve të tilla tu ofroj studentëve dhe stafit mundësinë e aftësimit në fusha të ndryshme relevante.

Leave a comment