Loading

Në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë nga data 23-27 dhjetor 2013 mbahet Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut “Një Botë 2013”.

Filmat të cilët do të  shfaqen në amfiteatrin e Kolegjit “Pjetër Budi” trajtojnë tema për të drejtat e njeriut në shumë vende të botës. Festivali hapet në orën 19:00 me filmin dokumentar të Saimir Kumbarës “Martirët” pas së cilit do të ketë debat rreth këtij filmi me znj. Suzana Varvarica – Kuka, studiuese e artit nga Tirana.

Programin e shfaqjes së filmave mund ta merrni çdo ditë nga ora 9-20 në administratën e Kolegjit “Pjetër Budi”.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/