Kolegji Pjetër Budi

Për plotësimin e vendve të lira të punës:

 

  1. Sekretar i Kolegjit
  2. Zyrtar i Administratës (Shërbimit të Studentëve)
  3. Asistent i Prodekanit për Çështje Akademike dhe Politika Zhvillimore

 

Për pozitën nën 1. kandidatët duhet të kenë të kryer Fakultetin Juridik (masteri përparësi), së paku tre vjet përvojë pune në profesion të natyrës së ngjashme, ta njohin punën me kompjuter dhe programet: Word, Excel, Internet etj. Kërkohet njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës në të folur dhe në të shkruar, si dhe njohja e mirë e gjuhës angleze.

 

Për pozitën nën 2. nevojitet përgatitje e lartë shkollore, përvojë pune, njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme), njohuri të teknologjisë informative dhe mundësisë të operimit me programet e Microsoft Office (Word, Excel, Power Point, Outlook), Internetit dhe softuerëve tjerë; shkathtësi organizative, vetiniciativë, aftësi për punë ekipore dhe aftësi komunikuese. Aftësi për punë jashtë orarit të rregull, kur është e nevojshme, sjellje e mirë me stafin dhe studentët.

 

Për pozitën 3 kërkohet njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës në të folur dhe në të shkruar, si dhe njohja e mirë e gjuhës angleze. Është e obligueshme njohja e mirë e punës me kompjuter dhe aftësitë e komunikimit, sidomos të atij të shkruar. Kandidati duhet të ketë të kryer fakultetin ose studimet master, por parasysh do të merren edhe studentët.

 

Për konkurrim janë të nevojshme:

 

1. CV-ja
2. Dy letra rekomandimi – të paktën njëra duhet të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit
3. Fotokopje të diplomave/certifikatave të përgatitjes profesionale
4. Fotokopje të një dokumenti identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë)

5. Letër motivuese

 

Dokumentet duhet dërguar në adresën elektronike: [email protected] më së largu deri më datën 19 dhjetor 2014. Vetëm të përzgjedhurit në rrethin e ngushtë do të ftohen për intervistim.